Futbollisti shqiptar i klubit anglez Chelsea, Armando Broja, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit të rëndë, transmeton (AA).
Në njoftimin e bërë nga klubi londinez, sulmuesi 21-vjeçar pësoi lëndim në gjurin e djathtë në ndeshjen përgatitore kundër Aston Villa-s, ku i është këputur ligamenti.
Broja i cili luan edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, do të operohet dhe pritet që të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.