Aktroja e njohur, Mary Mara ka vdekur në moshën 61 – vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj për Page Six.
Sipas një raporti policor të marrë nga The Post, Policia e New York – ut iu përgjigjën thirrjes së pak pas orës pak pas orës tetë të mëngjesit me orën lokale të së dielës në qytetin Cape Vincent ku ajo jetonte.
Policia tha se nuk gjeti shenja sulmi në trupin e viktimës e cila ishte mbytur në ujë.
“Trupi i Mary u gjet këtë mëngjes në lumin e saj të dashur St. Lawrence”, tha përfaqësuesi i saj për Fox News Digital. “Ajo u mbyt duke notuar”. Megjithatë, një autopsi do të kryhet ende në Zyrën e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Jefferson për të përcaktuar një shkak zyrtar të vdekjes.
Thuhet se Mara po qëndronte në shtëpinë verore të motrës së saj, përballë lumit St. Lawrence, kur vendosi të shkonte për të notuar.
“Mary ishte një nga aktoret më të mira që kam takuar ndonjëherë. Më kujtohet ende që e pashë në skenë në vitin 1992 në ‘Mad Forest’ jashtë Broadway. Ajo ishte energjike, qesharake dhe një person vërtetë i mirë. Të gjithë e donin atë. Ajo do të na mungojë”, tha menaxheri.