Berisha: Zgjedhjet, e vetmja mënyrë për ta ndalur keqqeverisjen

Deputeti Hisen Berisha nga radhët e PDK-së ka folur për Front Online lidhur me zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Sipas tij, zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për ta ndalur keqqeverisjen, duke i përmendur edhe disa nga arsyet se pse vendi ka nevojë për to.

“Po, duhet të ketë sepse zgjedhjet e reja do të duheshin të jenë lidhja për ta ndalur keqqeverisjen dhe dëmin politik që po bëhet ndaj Kosovës. Zhvillimi ekonomik është në falimentim total, ndërsa në aspektin social është një varfërim i skajshëm dhe kjo situatë nuk është se qytetarët kanë qenë të varfër apo kanë lindur të tillë, por kjo Qeveri i ka varfëru, tha ai.

Berisha ka thënë se nuk do të duhet të ketë tolerance në rastë të shkeljes së Kushtetutës, pasi që sipas tij, këtë e kanë bërë edhe Presidentja dhe Kryeministri, dhe kjo do të ishte një arsye e fortë për ta çuar vendin drejtë zgjedhjeve.

“Presidentja ka pasur shkelje në procedurën e zgjedhjes së saj. Ka pas kontrabandim të votës drejtëpërdrejtë. Madje, edhe Kryeministri i një shtetit që në foltore para deputetëve, thotë se kjo Kushtetutë edhe ashtu do të duhej të shkilet, ai shtet ka marr fund, u shpreh Berisha.

Madje deputeti i PDK-së nuk u kursye edhe ndaj rasteve të fundit, duke përmendur mashtrimet në KEK dhe në institucione tjera.

“Kjo qeveri ka bërë mashtrime në çdo segment të jetës, ku kanë premtuar, punësim, drejtësi, ndalje të korrupsionit e krimit të organizuar edhe pse të gjitha këto fenomene sot i ke më evidente se kurrë. Mashtrimet dhe arrestimet në KEK për miliona të vjedhura e shumë raste të tjera për të cilat do të duhet të mblidhen fakte dhe të deponohen në Prokurori. Por, Prokuroria tash është e hendikepuar nga presioni i Kryeministrit, dhe kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë në histori të shtetit të ri të Kosovës”, ka deklaruar Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *