Bajram Qerkini- Kurtit: Po na dhem zemra qysh ndryshove prej se je hypë në atë karrige, je bë si kanga e Bali Katravellës

Një prej premtimeve më të mëdha të Albin Kurtit, ishte se nuk ulet ne tavoline me Vuçiqin, pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve.

Por më shumë se dy vjet pas qeverisjes së Kurtit, tashmë në tavolinën e bisedimeve është ai që quhet plani evropian.  Çështja e te pagjeturve, nuk është tema kryesore.

I frustruar shpesh me qasjen e Kurtit në  këtë temë dhe me injorimin që iu bën, është Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatë së të Pagjeturve.

Qerkini në një intervistë të shkurtër për Periskopin tha se nuk e kupton se pse Kurti ka ndërruar prej që ka ardhur në pushtet, dhe se më nuk po përmenden të pagjeturit.

Ai  para takimit në Ohër ka një porosi për Kurtin.

“Kam një porosi për Kurtin para takimit në Ohër. Të mos shqetësohen familjarët e të pagjeturve se ajo është punë sikur Kanga e Bali Katravellës, ni hapa para dy mbrapa….”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *