Një person i moshës 73-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Ngjarja është denoncuar në Polici nga babai i të miturës.
Dyshohet se ngacmimi seksual ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit ku vajza e mitur kishte shkuar për të luajtur me shoqen e saj.
I arrestuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.