Policia e Kosovës ka arrestuar mashkullin kosovar E.F., i cili dyshohet se merrej me trafikim të narkotikve, kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore. Gjatë trajtimit të rastit , Policia ka konstatuar se i dyshuari me veprimet e tij ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjilan, me qëllim të zbardhjes së një rasti, ku një person dyshohet se merrej me trafikim të narkotikëve, kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore.
I dyshuari gjatë veprimtarisë së shpërndarjes së lëndëve narkotike (kokainës), me qëllim që të mos bije në sy të Policisë, ka përdorur një shtëpi me qira dhe njëkohësisht ka shfrytëzuar vetura nga ‘rent a car’.
Policia e Kosovës në koordinim me organet e drejtësisë është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit ku janë konfiskuar: 6.4 gramë substancë, që dyshohet të jetë kokainë, 1.5 gramë, dyshohet të jetë marihuanë, para të gatshme, një veturë dhe pesë telefona celular.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton /Gazeta Neutral/