Arrestohet 50-vjeçari shqiptar, dhunoi mbesën 2-vjeçare brenda pastiçerisë 

Një akt dhune është regjistruar në Kretë në një familje shqiptare.

Mësohet se një burrë rreth 50-vjeç identiteti i të cilit nuk është bërë publike për mediat ka rrahur mbesën e tij vetëm 2-vjeçare.

Sipas mediave greke denoncimi në polici për burrin nga Shqipëria është bërë nga një dëshmitar okular.

Dhuna ndaj të miturës ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur 50-vjeçari ka goditur dhe shkelmuar mbesën e tij teksa ishin brenda një pastiçerie.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 50-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *