Arrestimi i personit të katërt për vrasjen e Liridonës: Policia del me detaje

Dje u raportua gjerësisht në media se në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në periferi të kryeqytetit është arrestuar edhe një person.

Këtë e kanë konfirmuar sot Policia e Kosovës në raportin e tyre ditor.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Ky është personi i katërt i arrestuar për rastin që tronditi vendin.

“Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë / 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Kujtojmë që Lidiona Ademaj u vra në rrethana mizore në rrugën “Dalip Alshiqi” mbrëmjen e 29 nëntorit.

Të dyshuarit kryesor për vrasjen e saj janë, burri i saj, Naim Murseli, dorasi që dyshohet ta ketë kryer veprën Granit Plava, dhe Kushtrim Kokalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *