Anulohet koncerti i Butrint Imerit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri ka bërë të ditur se koncerti i tij falas në Prishtinë i cili ishte paraparë të mbahej sonte është anuluar.

Butrint Imeri ka njoftuar se për shkaqe teknike është obliguar ta anulojë koncertin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Koncerti pritej të mbahej të mërkurën mbrëma.

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë këngëtari me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke paralajmëruar se do të ketë një datë të rë për koncert të kësaj natyre

“Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do te mbahet mend për shumë kohë”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e këngëtarit.

Butrint Imeri kishte organizuar një koncert falas për adhuruesit e muzikës së tij i cili ishte paraparë të mbahej sot më 3 gusht në sheshin “Zahur Pajaziti” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *