Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Kernicë të Gjakovës, ku janë përfshirë dy automjete.
Nga ky aksident mbetën të lënduar katër persona, raporton Sinjali.
Si pasojë e lëndimeve të marra, të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në emergjencën e spitalit të Gjakovës.
Siç bëjnë të ditur këto burime, deri tek aksidenti erdhi sepse, shoferi 32-vjeçar i makinës, nuk ka arritur ta përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë dhe kësisoj ka humbur kontrollin e makinës, duke dalur nga shiriti i tij, në anën e kundërt, ku pastaj ka goditur automjetin tjetër.
Pas trajtimit në spital, njëri prej tyre është dërguar në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda, njëri është ndalur në spitalin e Gjakovës, ndërsa dy të tjerë janë liruar.