Aksident trafiku në Pejë, dy persona përfundojnë në spital

Sot rreth orës 19:40 ka ndodhur një aksident trafiku në Pejë, saktësisht në rrugën “Beteja e Loxhës, ku si pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Sinjalin se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar.

“Sot rreth orë 18:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ” Beteja e Loxhës” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar, si pasojë e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, tha Rugova.

Sipas ekipit mjekësor të njëjtit kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *