Një aksident trafiku ka ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16:30 ku një veture dhe një motoçiklete janë aksidentuar në rrugën “Brigada 123” Suharekë.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se si pasojë e aksident shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve, ku si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit, vetura ka goditur motoçiklistin.