Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Pejë, ka të lënduar

Sot pasdite ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë..

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 14:30, në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë”, ka thënë Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *