Sot pasdite ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë..
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 14:30, në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë”, ka thënë Hoxha.