Aksident i rëndë mes kamionit dhe veturës në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahit tha se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ai tha se në këtë aksident janë lënduar tre persona, të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *