Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer disa nga takimet e tij dhe bisedat që ka pasur me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin.
Geci ka treguar se në një rast, Adem Jashari i është drejtuar se nuk po bëjnë asgjë ndaj policëve serbë që po manovronin me rroba të shkurtëra në fshatin Llaushë, fshat ky prej nga vie Gani Geci.
“Policia serbe filloi me ushtru malit në brek apo në shorce, ne na pengonin, Adem Jashari na tha po vijnë kah malet e Llaushës edhe po vrapojnë deri tek xhamia e Llaushës, edhe na tha kurgjo puna jote, edhe unë, Xhevahir Geci, Agim Geci, kemi dal dy javë ma herët me kry aksionin e parë, kemi dal në Klinë të ulët, e kemi nxo pritën, ka qenë një shtëpi e rregulluar, kemi prit deri në mëngjes mos po vjen naj kerr i policisë, po nuk patë, dy javë më vonë, ne 7 korrik kemi dal prap, kemi dal anej ka Prekazi, në një rrugë kanë qenë do therra, kemi nejt nja 30 minuta, por nuk erdhën. Jemi dal kah Llausha, kemi dal mas shkollës, një kerr i policisë kaloj andej, e kemi pas larg 20-30 metra, edhe unë ia kam ul gishtin, i pata shkrep 29 fishek, aty u vra një polic edhe një ka mbet invalid, edhe një e ka pshtu revolja, ky është aksioni i parë kundër forcave serbe për mua”, ka rrëfyer ai.
Ky aksion, sipas Gecit ka ndodhur me urdhër direkt të Adem Jasharit, e që pët këtë aksion informacione kishin vetëm një numër i kufizuar i personave në atë kohë.
“Atë natë e kemi taku Lulzim Jasharin tek Xhamia, na ishim me kallasha në dorë, na tha ku po shkoni, i patëm thanë ki me marr vesh nesër, Luli ka shku e i vetmi njeri që e ka ditë ka qenë ai, Ademi veq Samisë i kishte tregu, e ky aksion nuk është tregu kurrë deri pas lufte, kur e patën pytë Ademin kush e bani, i patë thanë, nuk është me rëndësi, nja tri vjet ma vonë e kanë rrethu Osman Gecin, unë Ademi, Sahiti, Rrustemi, Sylejman Selimi prej odës tonë kemi shku me i ndihmu Osmanit, pasi atij ia kërkonin armën, edhe vëllait tonë i kërkonin Halilit, prej shtëpisë tonë kemi dal me armë në pikë të ditës, Policia ka kalu andej, janë ndal niher, ata si zbritshin prej autobline na i sulmonim, po rata nuk zbritën, Ademi na tha mos gjuani pa hy brenda oborrit, pasi sipas tij ai me një grup i vrasin ata që hyjnë në oborr, ju grupi tjetër i vritni ata që mbesin jashtë, por nuk u ndalën. Më vonë e kanë arrestu Musë Jasharin”, ka shtuar Geci.
Ballafaqimet me policinë serbe, pos me armë, Geci i kishte edhe në mënyrë verbale prej ku e kishte kërcënuar njërin prej tyre në një rast.
“Në një ditë, Policia serbe na ndalën, mu drejtuan mua e më thanë ti po sillesh me letërnjoftim të huaj, kemi qenë në një veturë, Musë Jasharit i kanë thanë dil prej kerrit, edhe unë pata dal mas tij, mua më patën thanë futu në kerr, i pata thanë jo nuk hi, it hash ti duhet me ditë se ne po e dijmë kush po i merr, i pata thanë Zoran Pantiqit se ki me pas punë me neve, e pas asaj e ka lëshu, e kishin pytë ku është Sahiti, i pata thanë se nuk ka qenë në shtëpi që dy vjet e më shumë”, ka thënë ai.