Abdixhiku kërkon që Bondsteel të jetë përherë në Kosovë

Lumnir Abdixhiku në një takim tek Kongresi i SHBA ka kërkuar që Bondsteeli-i të ketë bazë të pårjetshme në Kosovë.

Në Kongres u prita dhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri Përvoja e tij disadekadëshe në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme. Roli i tij në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe për ne.

Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë,shkroi ai përmes rrjetit social Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *