A do të këtë tensionim të situatës në veri nesër? Flet njohësi i sigurisë

Pas mesnate pritet të fillojë implementimi i marrëveshjes për dokumente në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia kanë pasur marrveshje për targat dhe njohjen e tyre, mirëpo implementimi i kësaj marrëveshje nuk është bërë deri tani. Shteti i Kosovës ka vendosur të kërkoj reciprocitet, ndërsa nga pala tjetër kjo kërkesë nuk është përfillur. 

Por, se a do të ketë tensionim të situatës, përgjigjet Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, i cili thotë se nuk do të ketë tensionim të situatës në veri.

“Mendoj që nuk do të ketë situatë të tensionuar dhe do të shkojë ashtu siç duhet, edhe pse edhe më herët qytetaret e komunitetit serb e kanë mirëprit gjegjësisht, nuk kanë kundërshtuar për një masë të tillë të reciprocitetit”, deklaroj Ibishi.

Ai thotë se kundërshtimi i Vuçiqit për targa RKS është i papranueshëm. Po ashtu ai shton se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet ta lejojë këtë.

“Nga pala serbe dihet janë bërë lajmërimet në dy gjuhë, serbe dhe angleze, kinse kjo marrëveshje nuk paragjykon njohjen e ndërsjellë dhe çështja e dokumenteve civile. Mirëpo kërkesa e serbeve është që të vihen në funksion ato tabelat KS që janë neutrale. Për neve janë të papranueshme. Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të jetë konsistente që të mos e lejojnë këtë. Kjo të shkojë në pako ashtu si është paralajmëruar nga 1 shtatori deri në fund të fillojë ndërrimi i tabelave me këto akronimet e mëhershme të qyteteve të Kosovës nga sistemi i kaluar edhe të fillojë me RKS, pra të gjitha”, thotë ai.

Tutje, njohësi i sigurisë thotë se gjendja në përgjithësi është stabile dhe se nuk priten tensione.

“Gjendja në përgjithësi e sigurisë është e mirë, e qetë dhe stabile. Tensionet që janë paralajmëruar tash kanë rënë me këtë marrëveshje. Çështja është konsistente e Qeverisë së Kosovës që kjo të shkon në pako me atë kohën e caktuar sa duhet të ndërrohen këto tabela pa ndonjë masë të një kompromisi të mundshëm”, ka thënë Ibishi.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell kishte përgëzuar udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për këtë marrëveshje e cila pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të zbatojë masat e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

Dy mbikqyrësit e dialogut, amerikani Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi, diskutuan me udhëheqësit shtetërorë dhe ata partiakë për çështjen e dokumenteve dhe të targave dhe thanë se palët u zotuan se do të shmangin dhunën më 1 shtator, kur parashihej që të hynte në fuqi reciprociteti i Kosovës për dokumentet e udhëtimit dhe targat e makinave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më parë, se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë, nëse edhe Beogradi do të vepronte njësoj.

Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar që 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *