A do të finalizohet sonte skema e përgatitur nga produksioni i Big Brother VIP Albania?

Këtë javë në televotim në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë dy çifte, Olta-Kiara dhe Qetësori-Kristi, ku çifti më pak i votuar do të shkojë kokë më kokë me njëri-tjetrin.

Por, si erdhi deri tek kjo?

Fillimisht, banorja e cila ishte lidere e shtëpisë, Keisi Medini, ndau të gjithë banorët dy nga dy, por përzgjedhja që ajo bëri ka bërë që njerëzit të shpërthejnë në rrjete sociale, se e gjitha ishte një skemë e produksionit për të çuar në nominim Kiarën.

Keisi duke qenë shoqe shumë e mirë me Kiarën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, me të dalë nga dhoma e rrëfimit ku dhe kishte marrë zarfin e bardhë lidhur me ndarjen që do bënte, por që përzgjedhja i takonte asaj, ajo emrat e parë që tha ishte pikërisht Olta dhe Kiara.

Tutje, ajo vazhdon me Luizin dhe Antonetën, ndërsa kur vie radha te Qetësori ajo “nuk di” se me kë ta vendosi, dhe është Luizi ai që i thotë “harrove si të thanë?”, dhe në videon poshtë shihni se si Keisi skuqet e tëra.

Më pas, duke qenë se nuk i mbante mend se si ia kishin thënë Keisi futet sërish në dhomë të rrëfimit kthehet dhe zgjedh çiftet që kishin ngelur.

Diçka tjetër, që ka ngjalur dyshime tek njerëzit në lidhje me produksionin, ka qenë kur Kiara dhe Luizi në suitën e çiftit ku u dhanë dhe mesazhe nga jashtë, aty u shfaqën vetëm ato të Luizit, e që ndjekësit e këtij formati e cilësuan si një “shenjë” për Luizin që të mos linte lojën e Big Brother VIP Albania, nëse Kiara largohet, duke qenë se tanimë ai këtë gjë e ka thënë disa herë.

Ndërsa mbrëmë, Luizi u shpreh hapur se ai do të lërë lojën menjëherë nëse Olta dhe Kiara dalin në nominim kokë më kokë, dhe ndodh që Kiara largohet nga loja, pasi kjo sipas tij, tregon se ai nuk do jetë fituesi i këtij edicioni, pasi siç u shpreh ai, këtu duhet dhe fansat e tij të jenë në anën e Kiarës, dhe i bie të jenë dy lojtarë kundër një.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *