“Flirt me Bucin”, Santiana flet për raportin e saj me të dashurin pas daljes nga BBVK

Santiana Maloku ishte banorja e BBVK që u eleminua në gjysmëfinale.

E ftuar në një intervistë ajo ka rrëfyer për eksperiencën e saj në këtë format dhe jetën pas përfundimit të garës.

Mes shumë temave që janë diskutuar brenda dhe jashtë shtëpisë së Big- ut ka qenë raporti i saj me të dashurin.

E tash pas daljes ajo na ka treguar se si qëndron marrëdhënia mes tyre.

”Shumë mirë. Unë u gëzova shumë kur e pashë. E kam parë edhe më herët normal kur ishte në Big Brother. Mirë, shyqyr mire”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se nuk i ka rënë kohë as të dalë, pasi të gjithë kohën do ta kalojë pranë tij.

“Gjithë kohën jam me të, nuk më ka rënë me dalë. Vetëm kur jam nëpër studio”, ka shtuar Santiana.

Kujtojmë, se partneri i saj hyri edhe brenda shtëpisë për ta vizituar, por pa shfaqur fytyrën. Ajo ka qenë një ndër banoret më të përfolura në shtëpi për shkak të marrëdhënies së afërt me Ylli Dervishin, por përsëri e cilëson si një eksperiencë të paharrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *