Puthje dhe ledhatime, Dua Lipa dhe Callum Turner nuk përmbahen në rrugët e Los Angeles

Dua Lipa dhe Callum Turner nuk rrinin dot larg njëri-tjetrit teksa shëtisnin në Los Angeles.

Këngëtarja e hitit “One Kiss” dhe aktori britanik u panë ditën e martë duke u puthur, përqafuar dhe buzëqeshur ndërsa morën kafe dhe bënë disa blerje.

Çifti dukej shumë i lumtur dhe po shijon fazat e para të lidhjes së tij. Si një kavalier i vërtetë, Callum kishte hedhur krahun mbi shpatullat e Duas dhe mbante çantat e saj.

Historia e tyre ka habitur fansat dhe njëkohësisht ka shkaktuar një zhurmë të madhe. Kjo ngjarje e fundit duket se vetëm përforcon pozitën e tyre si një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *