Gazeta Neutral raportoi pak më parë se në Zubin Potok pas mesnate ka pasur zjarrvënie. Raportimin e Neutralit e ka konfirmuar Policia e cila njofton se një lokal është kapluar nga flakët. Sipas hetimeve preliminare dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.
Pas veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar atë.
Ai dyshohet se ka tentuar t’ia vë flakën edhe shtëpisë private të pronarit të lokalit.
Të dyshuarit i janë konfiskuar: një shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe dy shkrepëse për ndezje të zjarrit.
Ndërsa në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një radiolidhje, një uniformë ushtarake, dy pllaka të antiplumit, një palë trenerka me njolla gjaku dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Policia thotë se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.