Drejtori Ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj sot (e enjte) ka vizituar ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Në takim me ambasadorin Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua rreth bashkëpunimeve të vazhdueshme që ka ATK me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.
Në njoftimin për media thuhet se drejtori Murtezaj falënderuar për mbështetjen që i është bërë institucionit në procese të rëndësishme, si dhe bashkëpunimet e tjera në fusha të caktuara tatimore.
“Murtezaj, në këtë takim kërkoj nga ambasada që të mbështetë ATK-në në fazën e rekrutimit të punonjësve të rinj, proces i cili ka nevojë për monitorim profesional e të paanshëm, në mënyrë që përzgjedhja të jetë sa më transparente dhe meritore”, thuhet në komunikatë.
Nga ambasada u vlerësua kërkesa e ATK-së dhe në parim u premtua që do të mbështesin në zhvillimin e një sistemi të rekrutimit që do të shihet si meritokratik dhe transparent, i cili padyshim do të reflektoj në përzgjedhje të drejtë dhe meritore.