Molliqaj: Kam dëshirë me rrëzu Kurtin, atë kemi me rrëzu ne ose një parti e re

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, është i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, të mërkurën.

Ai pos kritika ndaj Qeverisë Kurti, ka pasur vërejtje edhe për opozitën.

Sipas Molliqajt, opozita po ka dëshirë ta rrëzojë Kurtin, por jo edhe vullnet  eguxim për ta bërë këtë.

”Opozita i kishte vendosur krejt bastet që Amerika ka me rrëzu Albin Kurtin, nuk po kanë fuqi e as guxim e as gatishmëri me rrëzu. Me rrëzu po kanë qef, nuk po them që janë me të. Por kur vendosë baste kjo është dëshirë, e aty nuk ka analizë”, ka thënë ai.

Molliqaj ka deklaruar se Kurti rrëzohet kur të bindet populli rreth tij, sipas tij këtë jo domosdoshmërisht mund ta bëjë PSD-ja, duke thënë se mund të ketë edhe parti të reja.

“Unë kam dëshirë por edhe vullnet me rrëzu Albin Kurtin, por unë jam i vetëdijshëm që Albin Kurti ka me u rrëzu kur popullin e Kosovës kemi me bindë ne, ose një parti e re ose dy parti të reja”, ka thënë Molliqaj.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *