Publikohet një video, Butrinti dhe Era gati ta publikojnë hitin e radhës

Butrint Imeri dhe Era Istrefi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

I njohur për këngët e tij me tematikë dashurinë, të cilat me t’u publikuar shndërrohen në hite të padiskutueshme, Butrinti ka njoftuar se ka përgatitur edhe një tjetër këngë të tillë për fansat e tij.

Nesër, do të lansohet bashkëpunimi i tij me Erën, teksa sot kanë publikuar disa pamje – që siç duket janë nga xhirimi i videoklipit. 

Butrinti e Era kanë vendosur ta quajnë projektin “Lonely”, që publikohet nesër në 23:59.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *