Hoteli “Grand” bëhet si qendër zejtare, qiraja mujore prej 100 deri në 8 mijë euro

konës së kryeqytetit, “Hotel Grand”, i ka humbur shkëlqimi i dikurshëm. Ai është shndërruar në një qendër zejtare, ku janë vendosur biznese nga më të ndryshmet, shkruan Demokracia.com.

Pas iniciativave për ta privatizuar apo për ta dhënë tek investitorët e jashtëm, ”Hoteli Grand” si ndërmarrje shoqërore ishte kthyer nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP.

Duke mos e ditur se çfarë të bëjë me hotelin, AKP-ja po i lëshon me qira zyrat për bizneset vendore, ndërsa dhomat e hotelit janë lenë të mbyllura në çelës.

Aty janë rreth 30 lokale të lëshuara me qira. Kështu bënë të ditur raporti për qirat e ndërmarrjeve shoqërore, në të cilin AKP-ja i ka lejuar qasje për Demokracia.com.

Qiratë për bizneset variojnë nga 123 euro e deri në 8000 mijë.

Disa prej bizneseve paguajnë shuma më të mëdha p.sh. Fivestar Fitness paguan qira 8,114.00 euro në muaj për hapësirën e lokaleve 916 e jashtëm m2.

Flamur Kelmendi B.I – N.T.P “De Bona Auto”, paguan 5,798.00 euro në muaj për hapësirën e tokës komerciale 1,096.09 m2.

Prince Coffee House SH.P.K për dy lokale, për njërin paguan 4,623.00 euro dhe për tjetrin 8,060.00 euro në muaj.

Diskoteka “Roof Top Three 60” SH.P.K paguan 3,790.00 euro në muaj.

OJQ CASA për shfrytëzimin e zyrës 395 m2 paguan 2,560.44 euro, etj.

Pesë zyre të hapësirave të vogla i ka në shfrytëzim edhe djali i imamit Shefqet Krasniqi.

Kompania “Connection Media” është regjistruar në emrin e djalit të madh të imamit Shefqet Krasniqi, Muhamed Krasniqi, ku në Grand ka pesë zyre.

“Connection Media” është një televizion që është hapur në vitin 2021. Fillimisht, dy zyre i janë dhënë me qira nëpërmjet ankandit publik me tender, më pas televizioni është zgjeruar dhe tri zyre tjera i janë lëshuar më qira me negocim gojor. Shuma që paguhen për këto tetë zyre është në vlerë prej 1889 euro, shkruan Demokracia.com.

Grand Hotel ishte inauguruar më 25 prill të vitit 1978. Ai ka një sipërfaqe nga përafërsisht 32.000 m2. Hoteli është i pajisur me objekte tjera: restaurant, tavernë, kafe bar, bar i natës dhe salla për konferenca.

Si iniciativë të fundit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë kishte filluar me procedurat për t’iu ofruar ndërmarrjen shoqërore “Hotel Grand” në Prishtinë investitorëve privatë. Kjo pretendohej të bëhej përmes Ligjit për Investime Strategjike. Por, kjo iniciativë kishte dështuar.

“Hotel Grand” në vitin 2006, në valën e tetë të privatizimit, ishte blerë nga Zylqif Berisha, pronar i kompanisë NTP “Unio Commerce”.

Hoteli, si ndërmarrje shoqërore, ishte shitur nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në një vlerë prej mbi 8 milionë euro, ndërkaq kontrata obligonte blerësin që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.

Por, më pas, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte konstatuar se blerësi nuk kishte realizuar zotimet dhe një gjë e tillë kishte nxitur procese gjyqësore mes blerësit të Hotel Grand dhe AKP-së.

Pas shumë proceseve gjyqësore, në vitin 2012, AKP e kishte kthyer këtë ndërmarrje nën administrimin e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *