Pas një periudhe larg vendlindjes, Edona Berisha, gruaja e futbollistit Mërgim Berisha, ka mbërritur në Prishtinë.
Ndërsa lajmi për kthimin e saj ka shpërndarë shumë spekulime në rrjetet sociale, një pyetje që po qarkullon është se a do të hyjë Edona në Big Brother për të sqaruar marrëdhënien e saj me ish-shoqen, banoren e Big Brother, Vesa Vllasaliu.
Vesa Vllasaliu ka akuzuar Edonën se i kishte marrë të fejuarin pak ditë para dasmës së tyre.
Replikat dhe polemikat mes tyre kanë qenë të ashpra, duke trazuar ujërat në rrjetet sociale.