Të ngjashme plotësisht, elegante dhe plot prezencë, sot zbuluam se ish-politikania dhe moderatorja Grida Duma qenka kopja më e mirë e mamasë së saj.
Si asnjëherë tjetër, Grida na ka prezantuar me mamanë përmes një postimi në llogarinë e Instagram, teksa kanë marrë pjesë në një shfaqje operistike.
Krah njëra- tjetrës, ajo që bie në sy është edhe stili plot finesë i veshjeve të tyre, e cila na la të kuptojmë se mamaja siç edhe duket qenka një nga pikat më të forta të frymëzimit për Grida Dumën.
Attila Një realizim operistik i shkëlqyer! Pak orë për të të ndryshuar shumë ditë në ndjesi! Duartrokitje për suksesin! Duhet parë e ndjerë, duhet! @abigeilavoshtina