Dëshmitari, Sadik Halitjaha sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka folur edhe për Jakup Krasniqin.
Halitjaha ka kërkuar një minutë nga trupi gjykues duke thënë se “unë e mbajë burgun për Jakup Krasniqin, ai le të shkon në shtëpi”
“Një minutë, që të mos e ngarkojmë gjykatën shumë me këto zvarritje të mëdha dua të falsë për Jakup Krasniqin, nëse Jakup Krasniqi ka bërë gabime, ka mundësi çdo njeri, engjëll kurrkush s’jemi – po, nëse ai ka bë faje unë krejt do t’i marrë përsipër, veç ndërroni deklaratat, vendimet, m’i jepni mua. Unë e mbajë burgun e Jakup Krasniqit, le të shkon në shtëpi”, ka deklaruar ai përcjell Insajderi.