Ky është punëtori që e sulmoi drejtorin e minierës në Trepçë

Sot u aportua për një incident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në minierën në Stan Tërg, ku është sulmuar fizikisht Ushtruesi i Detyrës së drejtorit, Bahri Karaça. Karaça në një prononcim për Sinjalin bëri të ditur se si pasojë e sulmit ka marrë lëndime trupore dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është Avni Peci, punëtor i Trepçës..

Sipas Karaçës e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një vërejtjeje me shkrim që i është shqiptuar Pecit.

Në lidhje me rastin janë vënë në dijeni edhe Policia e Kosovës pasi asti është denoncuar dhe të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *