Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se me kolegë e bashkëpunëtorë, ka vizituar familjen e Isni Kilajt në Lubizhdë të Malishevës, i cili nga 2 nëntori po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Krasniqi ka thënë se nuk do të kenë sukses tendencat për ta njollosur luftën dhe çlirimtarët e Kosovës.
“Liria, popullit tonë nuk i është falur, por është fituar me gjak e sakrificë, andaj lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pashmangshme, por edhe e pastër. Tendencat për ta njollosur atë dhe çlirimtarët tanë – nuk do të kenë sukses”, thuhet në njoftimin e PDK.