Një çiklistë ka vdekur si pasojë e një aksidenti me një kamion në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion) . Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo.
Sipas Ahmetit vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Ndërsa aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor./Gazeta Neutral/