Policia konfirmon raportimin e Gazetës Neutral, kjo është gjendja shëndetësore e Shqipe Zekajt

Gazeta Neutral raportoi pak më parë se është gjetur 39-vjeçarja, Shqipe Zekaj e cila u raportua e zhdukur sot në Drenas.

Disa persona kanë kontaktuar Gazetën Neutral duke informuar se kanë rënë në gjurmët e zonjës dhe se të njëjtën e kanë gjetur.

E raportimin e Neutralit tashmë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur personi që u raportua e zhdukur me 27.10.2023 në Drenas.

Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *