Prej kohësh po përflitet për një lidhje dashurie mes Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit por përkundër disa fakteve nga pushimet deri sot nuk kemi pasur ndonjë konfirmim.
Lidhur me jetën e saj sentimentale dhe lajmeve që kanë pushtuar rrjetin, Megi ka reaguar për herë të parë mirëpo deklaratat e saj i kanë bërë lëmsh të gjithë.
Fillimisht është dukur sikur aktorja e ka konfirmuar romancën, teksa ka shkruar në Instastory: Për pak e humba fluturimin, sepse “kapa” ndjenja.
Deklaratën vijuese Megi ka sqaruar “Besoj se e kuptuat që ishte një lojë fjalësh me ‘kap fluturimet jo ndjenjat’. Megi Pojani nuk do të jetë kurrë vulnerabël në këtë profil”. Kështu aktorja ka lënë të kuptohet se nga ajo nuk do kemi kurrë një konfirmim në fushën e dashurisë.