Plagët e pashëruara të luftës në Kosovë rihapen mes tensionesh me Serbinë

Mes tensioneve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, plagët e luftës që përfundoi 24 vjet më parë i ndiejnë ende afër zemrës të mbijetuarit.

Në fshatin Cerajë në Leposaviq, 75-vjeçarja Fetije Avdyli kujton dy fëmijët e saj të vrarë gjatë luftës.

“Ende e kemi dhimbjen e fëmijëve që m’i kanë mbytur se jo tash…Djalë e çikë (m’i kanë mbytur). Djali 24 vjeç, çika pa i bërë 17 vjeç, ka qenë e re. Kanë ardhur te shtëpia (fëmijët), ne nëpër mal kemi qëndruar”, thotë Fetija.

Shkaku i tensioneve të fundit, plagët e vjetra po rihapen, duke nxitur kujtime të dhimbshme dhe pasiguri për shumë persona, shqiptarë dhe serbë.

Vetëm në pesë vjetët e fundit, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, Serbia ka vendosur pesë herë ushtrinë në gjendje gatishmërie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *