Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Këtë deklaratë, Osmani e ka thënë para mediave në hapje të Samitit të Komiteti Politik Evropian.
Po ashtu, e para e vendit për këtë vendim ka treguar edhe arsyen pse nuk pranon të takohet me homologun e tij.
“Nuk ka asnjë arsye për t’u takuar përpara se të miratohen sanksionet ndaj Vuçiqit. Sanksionet të parat dhe më pas mund të bisedojmë për të tjerat”, ka thënë Osmani./Neutral.al/