Dështon propozimi i PDK-së për rezolutën e fuqizimit të policisë, VV-ja e kundërshton

Më seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës, gjë që Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përkrahur.

Këtë propozim e ka bërë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ai ka theksuar se kjo rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës, raporton Neutral.al.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu sic ishim unikë para një jave, të jemi unik ëqë pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës”.

“Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.

Mirëpo, këtë propozim të PDK-së e ka kundështuar kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *