Ylli i ri spanjoll, Lamine Yamalu bë lojtari më i ri që ka nisur ndonjëherë një ndeshje të Ligës së Kampionëve nga minuta e parë.
Yamal e arriti këtë sukses në moshën 16 vjeç e 83 ditë, pasi trajneri spanjoll i Barcelonës, Xavi e përfshiu në formacionin startues për ndeshjen ndaj Portos.
Kështu, ai e ka kaluar nigerianin, Celestine Babayaro, i cili ishte titullari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve ndonjëherë.
Babayaro ishte 16 vjeç e 86 ditë kur luajti për Anderlechtin belg kundër Steaua rumune në nëntor 1994.
Spanjolli është shfaqur tashmë në nëntë ndeshje të Barcelonës këtë sezon, ai nuk shënoi, por pati dy asistime.
Ai ka debutuar edhe për kombëtaren spanjolle, për të cilën ka luajtur tashmë dy ndeshje dhe ka shënuar një gol.