Gazmend Halilaj në vitin 2022: Serbët kanë mbushur depotë me armë në Mitrovicën e Veriut, kur t‘i teket ta merr nën kontroll 17.5 % të territorit

Një njoftim që avokati i njohur Gazmend Halilaj, e kishte dhënë vitin e kaluar, por, askush nuk kishte reaguar dhe ajo ndodhi pikërisht me 24 shtator, kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh që kishin sjellur me vete armatim nga Serbia, në vlerë prej 5 milionë eurove.

Atë kohë Halilaj, kishte reaguar para festimit të ditës së veteranit që shënohet në Kosovë, pra ai me 30 dhjetor kishte shkruar, se si është e mundur të lejohet futja e armatimit nga serbët atje.

Lexoni shkrimin e plotë të avokatit Gazmend Halilaj:

VETËRAN TË DASHUR

Çka do ti thomë gjenëratave qe vijnë. Kur disa njerëz  qe sabotuan Adem Jasharin, luftën dhe pas luftën, i vemë në krye të luftës, i mbushem pushtet pas luftë, dhe lejuam të privatizojnë UÇK-në, përdhosin,plagosin pa meshirë deri në gjendjën të cilen është sot.

Qudi-disa njerëz qe nuk dinin shkrim/lexim ,, e qe nuk dijnë as sot ,, ne i dekoruam me graden e GJENERALIT, pa parë SHKA, gjatë luftës asnjëherë pos në televizor.

Si lejuam qe disa njerëz, ku armët qe vinin nga shtetët e perëndimit i shisnin sapo mbrrinin në Portin e  Durrësit, ndersa parat i fshehnin në vorreza për ti përdorur pas luftë.

Si do tu thomë brezave qe vijnë, qe janë vjedhur parat e popullit edhe  të Vorrit të Adem Jasharit dhe ne kemi heshtur, mos të thamë duartrokitur.

Si do tu themi brezave lidhur  priten e Zahir Pajazitit, qe kurr nuk kërkuam llogari nga askush për të.

Si disa njerëz me metoda të Eleminimit të kundërshtarëve politik erdhen në pushetet dhe duke venë nën KTHETRA qdo Institucion, e mbajten pushtetin për (20) vjet.

Si disa njerëz qe në Kohë Paqë COPTUAN TERITORIN TEK PJESA ME MALIN E  ZI, e disa tjerë ishin në gjendje të FALIN KRIMET SERBE,  në kembim të Amnestisë për të kaluarën e tyre të errët.

Qysh dojna me Festue diten e Vetëranit, kur SHKAU  ka mbush depot me armë në Mitrovicën e Veriut dhe kur ti teket ta merr nën kontroll 17.5%te teritorit.

Krejt keto i kemi berë vet vllezër, duke HESHT, nga frika qe na marrin statusin e Vetaranit, dhe vdesim urie.  A thua  gjeneratat qe vijnë,,, a do t’mund ti genjeni siq genjyet shumicën e popullit me të vuajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *