Një person humb jetën në Prizren, pakoja me qeramika e zë përfundi

Ka humbur jetën një person në vendin e tij të punës në Prizren.

Lajmin është konfirmuar, nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili tha se personi ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra. “Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *