Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, në një intervistë të shkurtër për gazetën ‘Neutral’, ka qenë e ashpër dhe direkte për Serbinë, që krijojë një situatë delikate me potencial përkeqësimit në Ballkan, duke mbështetur dhe organizuar grupin terrorist që hyri në Kosovë, e që sulmuan së pari patrullën e Policisë në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici hero Afrim Bunjaku, më pas u pozicionuan në manastirin ortodoks në po këtë fshat, e që më pas luftimeve disa orëshe Njësitet e ndryshme Speciale të PK-së, vranë 3 prej tyre.
Kusari Lila ka thënë se tashmë pas ngjarjes së 24 shtatorit duhet krejt një qasje e re e cila përfshinë parimin e barazisë dhe neutralitetit nga ndërmjetësi Evropian, çfarë nuk e kemi parë deri më tani.
Në këtë intervistë shefja e GP-së së LVV-së, thotë se përgjegjësia edhe pse i takon Qeverisë së Kosovës, derisa procesi i verifikimit të fakteve po vazhdon edhe nga ndërkombëtaret dhe organizatat ndërkombëtare, nuk dihet fati i dialogut me Serbinë.
Ndërsa sa i përket themelimit të Asociacionit sipas kërkesës dhe insistimit të Serbisë, për Kusari – Lila është i vdekur.
Gazeta ‘Neutral’: Si e shihni situatën e vazhdimit të dialogut tash kur e kemi një situatë krejt tjetër të krijuar nga grupi terrorist që vrau policin hero Afrim Bunjaku, e i përkrahur nga Serbia me të cilën ka qenë Kosova në dialog?
Mimoza Kusari Lila, shefe e GP të LVV-së: Situata aktuale e sigurisë dhe situate e përgjithshme në veri është e delikate dhe me potencial përkeqësimi, në rast se nuk ka ndërmarrje të masave të mënjëhershmë ndaj Serbisë nga bashkësia ndërkombtare. Ajo me çfarë u ballafaquam të Dielen e 24 Shatorit, shpërfaqi një Serbi e cila në esencë ka mbetur e njëjtë në vlera, Serbia e Millosheviqit, ku hegjemonia dhe terrori mbeten parim dhe mekanizëm për të ushtruar ndaj tjerëve, në veçanti fqinjëve të tyre. Sa i përket dialoogut, duhet definitisvisht një qasje e re, përfshirë parimin e barazisë dhe neutralitetit nga ndërmjetësi Evropian, çfarë nuk e kemi parë deri më tani.
Gazeta ‘Neutral’: A do të shkoni në dialog dhe cilat janë hapat e juaj që do t’i ndërmerrni nëse caktohet një i tillë nga ndërmjetësuesit e deritanishëm, apo ka marr fund një dialg siç ka qenë me Serbinë deri para sulmit terrorist?
Mimoza Kusari Lila, shefe e GP të LVV-së: Për dialogun përgjegjës është Qeveria e Kosovës dhe deri më tani, angazhimi dhe përkushtimi maksimal I Qeverisë, ka qenë dhe mbetet në zbardhjen e plotë të fakteve dhe dëshmive lidhur me ngjarjen e 24 Shtatorit. Andaj, pa pasur një informatë të kompletuar lidhur me përfshirjen e terroristëve, përfshirjen institucioonale të shtetit serb deri tek Presidenti Aleksander Vuçiç, pastaj, duhet pritur edhe vlerësimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe shteteve të cilat tashmë janë duke mbledhur vlerësimet për gjendjen në terren, përfshirë masat dhe ndëshkimet ndaj Serbisë, është vështirë e parashikueshme në këtë fazë si mund të duket dialogu dhe çfarë rezultati mund të prodhojë.
Gazeta ‘Neutral’: Guxohet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, është shtuar rreziku që nëse themelohet, duke i pa veprimet e Serbisë bashkë me këtë grup terroristë mund të kërkojnë pastaj shkëputje apo bashkim me Serbinë?
Mimoza Kusari Lila, shefe e GP të LVV-së: Një e vertëtë e pamohueshme është se ideja e asociacionit sipas kërkesës së Serbisë dhe insisitimit të tyre, është ide e vdekur. U tregua se asociacioni si mekanizëm u kërkua të krijohej vetëm për të akomoduar strukturat ilegale, qëllimet e të cilave u panë qartazi të Dielen e 24 Shtatorit. Diskutimi për të drejtat dhe integrimin e komunitetit serb, në veçanti në veri të vendit, duhet të vazhdojë, por asesi me kushtëzime të formave të organizimit territorial dhe me kompetenca ekzekutive, të cilat pastaj minojnë gjithë funksionimin e shtetit të Kosovës. Gazeta NEUTRAL/