Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka prezantuar me anë të fotografive stërvitjet të cilat i kanë kryer ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një kurs ku instruktorë kanë qenë britanikë të BMATT dhe instruktorëve të FSK-së, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.
Maqedonci ka shkruar se përmes stërvitjes në terrenin e vështirë të Jezercit, kursantët u përballën me situata të ngjashme me ato që mund të hasen në misionet reale, duke përmirësuar aftësitë e tyre taktike dhe udhëheqëse, raporton gazeta ‘Neutral’.
Statusi i plotë nga ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonici:
Me një bashkëpunim të shkëlqyer, ndarje të njohurive ndërmjet instruktorëve britanikë të BMATT dhe instruktorëve të FSK-së, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, përfundoj sot kursi i Udhëheqjes për Komandantët e Rinj (JCLC) që u realizua në malet e Jezercit, me qëllim të zhvillimit të aftësive komanduese për udhëheqësit e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes stërvitjes në terrenin e vështirë të Jezercit, kursantët u përballën me situata të ngjashme me ato që mund të hasen në misionet reale, duke përmirësuar aftësitë e tyre taktike dhe udhëheqëse. FSK, Forcë e përgatitur për çdo situatë.