Dy persona janë plagosur në Prizren, pasi sipas Policisë së Kosovës, u përleshën me armë zjarri të enjten.
Sipas njoftimit, personi me inicialet V.Z., i lindur në vitin 2001, është lënduar me thikë, ndërsa E.B., i lindur në 2000-n, është plagosur me kallashnikov.
I dyshuari i parë pas trajtimit mjekësor është arrestuar, ndërsa i dyti për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, gjendet në trajtim.
“Me vendim të prokurorisë kompetente ndaj dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Njësitë policore në Prizren janë duke kryer kërkimet për gjetjen e armës së ftohtë (thikë) si dhe ekzaminime tjera forenzike për të siguruar prova tjera materiale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin policor.