Salla e sporteve në Samadrexhë të komunës së Vushtrrisë ka marr emrin e policit të rënë në detyrë gjatë sulmit terrorist ne veri të vendit, rreshterit Afrim Bunjaku.
Këtë ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi, i cili ka shtuar se Kuvendi Komunal ka miratuar propzimin e tij edhe për ndarjen e 5 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjaku, shkruan Neutral.al..
Postimi i plotë:
SALLA E SPORTEVE NË SAMADREXHË MERR EMRIN E HEROIT AFRIM BUNJAKU
Salla e Sporteve në Samadrexhë, nga sot do të mbajë me krenari emrin e heroit të Kosovës “Afrim Bunjaku”, kjo pasi me vota unanime është miratuar propozimi im në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë.
Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe propozimin tim për ndarjen e mjeteve në shumën prej 5,000 euro për familjen e Heroit Afrim Bunjaku.
/Gazeta Neutral/