Shpërndau pyetjet e testit, suspendohet kryeprokurori i Gjakovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka suspenduar Kryeprokurorin e Gjakovës, Ramiz Buzhala, i cili dyshohet se i ka shpërndarë pyetjet e testit për “bashkëpunëtorë profesional”.

KPK ka ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj Kryeprokurorit Buzhala.

Sipas njoftimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës  ka caktuar Enis Gashin, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Gjakovës.

“Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të  përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtorë profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se Buzhala ka dërguar në numrin e gazetares pyetjet e testit, duke shkruar “këto janë pyetjet për testin me shkrim”.

Këto pyetje i ka dërguar duke menduar se po i dërgon te një person tjetër. Ai në mesazhin e tij dërguar gazetares, i bën thirrje kandidates po ashtu me emrin Adelina që ta shfrytëzojë kohën deri në ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *