Avokati serb jep fakte, fajin ia lë dyshes Vuçiq-Vulin, si organizatorët e padiskutueshëm të sulmit terrorist në Kosovë

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin ishin organizatorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Avokati serb tha se Bojan Mijaliloviç – truproja i drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, u vra të dielën teksa po organizonte skenarin Donbas& Krime 2014 në Kosovë së bashku me Milan Radoiçiqin (një kryengritje e rreme e armatosur e serbëve nën pretekstin e ‘terrorit të Kurtit’, që do të koordinohej nga Beogradi nga ana e Aleksandar Vuçiq).

Stojkoviq përmes një postimi në platformën “X” tha se gjatë përleshjes së armatosur Milan Radoiçiq u plagos.

Ai thotë se Vulin dhe Radoiçiq janë agjentë të presidentit rus Vladimir Putin në Serbi. “Drejtori i BIA-s Vulin është numri 1 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi. Milan Radoiçiq është numri 9 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi”, shkruan avokati serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *