Ka përfunduar seanca fillestare në rastin e Marigona Osmanit ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu.
Krivaça ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje, ndërsa Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm, raporton Insajderi.
“Nuk po them se jam i pafajshëm dhe nuk dua të deklarohem lidhur më fajësinë në këtë fazë”, ka thënë Krivaça.
Tashmë nga ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj janë larguar edhe prindërit dhe familjarët tjerë të ndjerës, Marigona Osmani.