Përfundon seanca: Këto janë deklaratat e Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut

Ka përfunduar seanca fillestare në rastin e Marigona Osmanit ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu.

Krivaça ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje, ndërsa Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm, raporton Insajderi.

“Nuk po them se jam i pafajshëm dhe nuk dua të deklarohem lidhur më fajësinë në këtë fazë”, ka thënë Krivaça.

Tashmë nga ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj janë larguar edhe prindërit dhe familjarët tjerë të ndjerës, Marigona Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *