Serie A/ ‘Derby della Madonninas’ në ora 18:00

Nerazzurrët dhe Rossonerët do të ndeshen në derbin e parë të sezonit 2023/24 të Serie A.

Sot (e shtunë), Interi dhe Milani do të luajnë mes vete në ndeshjen e njohur si Derby della Madonnina.

Ndeshja e madhe mes dy rivalëve të zjarrtë lokal pritet të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 18:00.

Të dy ekipet vijnë nga një formë e lartë me nga tri fitore në tri ndeshjet e para dhe presin maksimumin edhe nga kjo përballje. Në ndeshjet e fundit ishin Nerazzurrët ata që u gëzuan më shumë, pasi në sezonin e kaluar triumfuan ndaj Rossonerëve në katër takimet mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *