Secila femër dëshiron lëkurë rrezatuese dhe të shëndetshme. Ushqimi i duhur vetëm sa ju ofron afër këtij qëllimi
Përderisa nuk ka ndonjë ushqim magjik që brenda sekondave i largon rrudhat, ushqimet tjera të shëndetshme vetëm sa i shtojnë vite jetës tuaj dhe janë të mirë për ngadalësimin e procesit të plakjes.
Avokadot janë mënyrë e shijshme për t’i jap trupit gjërat për të cilat ka nevojë që të funksionoj siç duhet dhe ta luftoj procesin e plakjes. Ato janë të mbushura me një lloj të shëndetshëm të yndyrës, e cila e ndihmon lëkurën të qëndroj e hidratuar, transmeton Telegrafi.
Manaferrat
Kur kërkoni receta të shëndetshme për të rriturit, një ndër ushqimet më të shëndetshme që duhet ta përfshini për procesin e anti-plakjes janë manaferrat.
Të gjitha manaferrat përmbajnë pitokemikale, të njohura si flavanoide, antioksidantë të cilët e ruajnë trupin ndaj dëmeve që shkaktohen nga rrezatimet e lira dhe plakja.
Kastravecët
Kastravecat janë perime hidratuese dhe hidratimi është mënyra më e mirë për të qëndruar dhe ndjerë të rinj, e të mbushur me energji.
Portokajtë
Vetëm një portokall në ditë ju bën të ndjeheni më të reja. Kjo pasi që portokajtë janë të mbushur me vitaminë C.